Humbjet në Trust, Murati: Njohuritë e ekonomistëve të LDK-së janë vetëm për llogaritje kusuri
Foto: Laura Hasani

Humbjet në Trust, Murati: Njohuritë e ekonomistëve të LDK-së janë vetëm për llogaritje kusuri

Ekonomia March 24, 2024 - 10:13

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka rishpërndarë një deklaratë të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe deputetit Avdullah Hoti në lidhje me kursimet e Trustit.

Murati ka thënë se deklarata të tilla ishin pjesë e një fushate dezinformimi dhe se LDK-ja këtë e bën për shumë tema, raporton Zeri.info.

“Sipas logjikës së Abdixhikut e Hotit, Trusti do duhej t’i kishte humbur nja 180 milionë euro deri më sot, për një vit.

Por ja që koha, bashkë me performancën e investimeve në Trust, e tregon edhe njëherë se njohuritë e ekonomistëve të LDK-së janë të mjaftueshme vetëm sa për të llogaritur se sa duhet kthyer kusuri, por jo për gjëra më të thella”, shkroi ministri Murati. /Zëri