Sonte në mesnatë rritet çmimi i këtij derivati në Maqedoninë e Veriut
Foto: Laura Hasani /Ilustrim

Sonte në mesnatë rritet çmimi i këtij derivati në Maqedoninë e Veriut

Ekonomia March 22, 2024 - 18:03

Me vendim të Komisionit Rregullativ për Energji të Maqedonisë së Veriut, nga sot në mesnatë çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 rritet për 2,00 denarë dhe do të shitet me çmim prej 85.00 den/litër.

Çmimet me pakicë të naftës dhe derivateve të tjera nuk ndryshojnë.

Nga data 23.3.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 85,00 (denarë/litër)

EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 85,50 (denarë/litër)

EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 76,00 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 75,00 (denarë/litër)

Mazut ë-1 SU do të shitet për 43,797 (denarë/kilogram). /alsat.mk