Qeveria sot nënshkruan marrëveshjen me Bankën Evropiane për Investime me vlerë 33 milionë euro
Foto: Laura Hasani

Qeveria sot nënshkruan marrëveshjen me Bankën Evropiane për Investime me vlerë 33 milionë euro

Ekonomia March 18, 2024 - 08:28

Qeveria e Kosovës nënshkruan marrëveshje me Bankën Evropiane për Investime, me vlerë 33 milionë euro, ku parashihet ndërtimi i një impianti fotovoltaik diellor me kapacitet 100 MW.

Në këtë ngjarje marrin pjesë ministri i Financave Hekuran Murati, ambasadori i Gjermanisë Jorn Rohde, shefja e Sektorit Politik në Zyrën e BE-së në Kosovë Anna Carin Platon, shefi për Operime në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi nga Banka Evropiane për Investime Matteo Rivellini dhe shefi i Divizionit për Energji për Evropën Juglindore dhe Turqinë në KfW Pablo Obrador Alvarez.

Kjo marrëveshje pritet të nënshkruhet sot në orën 15:30, në objektin e Qeverisë. /Zëri