Guvernatori Ismaili sot raporton për rregulloret e BQK-së

Guvernatori Ismaili sot raporton për rregulloret e BQK-së

Ekonomia March 13, 2024 - 08:11

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere sot do të mbajë mbledhje. Në këtë mbledhje pritet të raportojë guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovë (BQK), Ahmet Ismaili.

Ai do të flas lidhur me MSA-në dhe lidhur me rregulloret e BQK-së. Lajmin për raportimin e guvernatorit Ismaili e ka konfirmuar edhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti.

Ai, në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka thënë se guvernatori i BQK-së do të raportojë në Komisionin Parlamentar për Buxhet për takimin në Bruksel, si edhe për rregulloren e valutave të huaja në Kosovë.

“Me kërkesë të opozitës, në Komisionin Parlamentar për Buxhet raporton guvernatori i BQK-së lidhur pjesëmarrjen e tij të pakuptimtë dhe pa asnjë autorizim ligjor në dialog në Bruksel për rregulloren për përdorimin e valutave të huaja në Kosovë”, shkroi të martën Hoti.

Mbledhja pritet të nisë me fillim në orën 12:00.