Berat Rukiqi sqaron procedurat e lëvizjes së punëtorëve në qytetet e karantinuara

Berat Rukiqi sqaron procedurat e lëvizjes së punëtorëve në qytetet e karantinuara

Ekonomia April 13, 2020 - 09:40

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, në një postim në “Facebook” ka sqaruar lëvizjen e mallrave dhe të personave pas futjes në karantinë të disa qyteteve në vend, raporton “Zëri.info”.

Sipas tij, meqenëse nga MPB-ja ende nuk janë lëshuar procedura të reja, për këtë kategori vlejnë rregullat e njëjta për lëvizje të lirë. “Ministria e Punëve te Brendshme ende nuk ka publikuar procedura te reja për lëvizjen e punëtoreve dhe të mallrave. Pra vlejnë ato që kanë ekzistuar deri tani; Në komunikimet e fundit me këtë Ministri është e konfirmuar që mund të lëvizet me lejet të cilat janë lëshuar nga ATK-ja”, ka thënë ai. /Zëri/ V.M.