60 studentë dhe nxënës bëhen pjesë e KEDS Academy VII

60 studentë dhe nxënës bëhen pjesë e KEDS Academy VII

Ekonomia December 26, 2019 - 15:46
Lexoni detajet

Nis rrugëtimin gjenerata e shtatë e KEDS Academy. Tanimë kemi të përzgjedhur 60 kandidatët të cilët do të ndjekin programin profesional dhe akademik 1-vjeçar.

Kët vit kemi një rritje të numrit të kandidatëve, janë 40 nxënës të cilët vijnë nga shkollat e mesme profesionale nga vende të ndryshme të Kosovës dhe 20 studentë, 18 nga të cilët janë të profilit Inxhinjeri Elektrike dhe Kompjuterike, 1 student nga Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës dhe 1 nga Fakulteti Ekonomik. Pra, këtë vit numri i ndjekësve të programit arrin në 60.

Ky program ndihmon studentët në zhvillimin e mëtutjeshëm profesional si dhe përgatijen e tyre për tregun e punës.

KEDS Academy ka startuar në vitin 2013, në vitin kur KEDS ka filluar operimin në Kosovë.

Deri më tani janë aftësuar dhe certifikuar 300 studentë që kanë dalur nga 6 gjenerata të KEDS Academy. Një numër i madh prej tyre janë të punësuar në KEDS dhe një pjesë e tyre sot kanë pozita të rëndësishme në kompani duke luajtur rol të rëndësishmëm në zhvillimin e mëtutjeshëm të saj.

Studentë e KEDS Academy vlerësohen edhe nga organizata prestigjioze, ku këtë vit u pëprzgjodhën nga MCC katër ish- studente të KEDS Academy për studime të mëtejmë në fushën e energjisë në universitetet amerikane.

KEDS Academy është vlerësuar edhe nga organizatat botërore duke fituar shumë çmime në fushën e Përgjegjësisë Shoqërore anekënd globit.

Image

Ky është artikull i sponsorizuar.