Pas Prizrenit, çmimi i bukës rritet edhe në Kaçanik

Ekonomia November 19, 2018 - 09:33
Lexo detajet!

Edhe në komunën e Kaçanikut është rritur çmimit i bukës.

Sipas një lexuesi të "Zëri.info" çmimi nga 0.25 centë sa ishte deri tani, sot ai është detyruar të paguajë për një bukë 0.30 centë.

Çmimi i bukës nuk ka ndryshuar vetëm në Kaçanik, pasi një ndryshim të tillë në çmim pati edhe në Prizren.

Nga çmimi 30 centë sa ishte më parë tani një bukë në Prizren kushton 40 centë.

Jo vetëm çmimi i bukës, në vend ka filluar të ndryshojë edhe çmim i miellit.

Ndryshe Kosova vazhdon të importojë 94% të grurit nga Serbia. Së fundi Kosova vendosi një taksë për produktet të cilat hyjnë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, gjë që mund të ndikojë tani në ndryshimin e çmimeve.