Shkolla dhe stacioni policor mund të rrënohen, arsyeja-projekti për Batllavën
Shkolla në fshatin Orllan, e cila e mbanë emrin e heroit nga kjo anë, Zahir Pajaziti, mund të rrënohet..
E bashkë më të, edhe stacioni policor që gjendet në këtë fshat dhe disa shtëpi rreth liqenit të Batllavës.
E kjo sipas shefit të Grupit komunal të PDK’së, Rafet Llapashtica, i cili pohon, se ekziston një projekt i Bashkimit Evropian, që parasheh ngritjen për dy metra të sistemi rrjedhës në liqenin e Batllavës.
Nga ky ndryshim, sipas tij, pritet të ngritët edhe niveli i ujit në këtë liqen.
Llapashtica, thotë se tani është duke përfunduar faza e parë e rrënimeve të objekteve dhe lokaleve afariste qe ndodhen rreth liqenit, dhe shpejt pritet te fillojë faza e dyte e rrënimeve.
E nxënësit bashkë me stafin e kësaj shkolle, sipas Llapashticës, pritet të zhvendosen në një fshat tjetër.
Ai thotë që këtë gjë e ka ngritur edhe në Kuvendin Komunal të Podujevës, por që nuk është marrë parasysh shqetësimi i tij.
E Nuhi Selimi, profesor i gjuhës shqipe në këtë shkollë, thotë se këto janë propaganda politike.
Nga Komuna e Podujevës, kanë thënë që ata nuk janë në dijeni që ekziston një projekt i tillë.
E të njëjtën gjë, përmes një përgjigje me shkrim, e thonë edhe në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Ndryshe pos nxënësve të shkollës fillore, në këtë objekt mësojnë edhe tri paralele të Gjimnazit “Aleksandër Xhuvani”.