Haradinaj: Mund të garojmë me Kinën për nga cilësia e produkteve

Ekonomia November 14, 2018 - 11:33
Lexo detajet!

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i cili është duke marrë pjesë në hapjen e edicionit të dytë vjetore të Konventës së Veshmbathjeve në vend ka inkurajuar drejt shkollimit profesional si dhe në lidhjen e shkollimit me prodhuesit vendor.

Haradinaj gjatë fjalës së tij ka thënë se Kosova mund të garojë edhe me Kinën për nga kostoja dhe për nga cilësia e produkteve.

“Ish dashtë të bëjmë kujdes me shkollimin profesional. Pra ta afrojmë shkollimin profesional me prodhuesit tonë dhe këtë kreativitetin tonë dhe aftësinë e studentëve t’i lidhemi me prodhuesit për shkak se ne mundemi edhe me kosto, por edhe me cilësi me e garua Kininë, nuk mundemi me madhësinë e tregut, por nëse një produkt prodhohet në botë mundet me u prodhuar në Kosovë pra me çmim e garojmë”.

“Pra nuk mundet me u prodhua ma lirë në Kinë, edhe në cilësi mund ta garojmë produktin ka teknologji ka ekspertizë dhe është e mundshme”, ka deklaruar Haradinaj.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj dhe e Ngarkuara me Punë Colleen Hyland po marrin pjesë në hapjen e edicionit të dytë vjetor të Konventës së Veshmbathjeve të Kosovës.

Fuqizimi i Sektorit Privat i USAID-it dhe Shoqata e Marketingut të Veshmbathjeve e Kosovës (KAMA) kanë hyrë në partneritet për të mbështetur zhvillimin dhe rritjen e industrisë së veshmbathjeve në Kosovë.