Pas vendimit për masë tregtare ndaj Serbisë, Enver Hoxhaj ka një mesazh për Serbinë

Ekonomia November 06, 2018 - 17:33
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Enver Hoxhaj, zëvendëskryeministri i Kosovës, ka reaguar sërish rreth marrëdhënieve me shtetin serb. 

Hoxhaj ka thënë se nuk ka normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, nëse vazhdon fushatën agresive kundër Kosovës.

“Masat ekonomike janë vetëm hapi i parë”, ka thënë Hoxhaj.

LEXO EDHE: Kosova vendos masë tregtare ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës

“Nëse Shërbimi i Jashtëm i BE-së nuk e përdorë ndikimin për t’i ndalur veprimet destruktive të Serbisë, ne jemi të detyruar që të veprojmë vetë”, ka shtuar ai.

Sot qeveria e Kosovës ka vendosur masë në importin e mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, i propozoi kabinetit qeveritar vendosjen e masës prej 10 % për disa produkte që prodhohen në këto dy shtete.

Shala tha se nga kjo masë përjashtohen produktet e brendeve ndërkombëtare që prodhohen në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë, dy shtete që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës

Sipas ministrit Shala, kjo masë vendoset për qumështin dhe produktet e qumështit, uji, biskotat, materialet ndërtimore dhe lëngjet e prodhuara në këto dy shtete.