1632 aksidente nga traktorët e paregjistruar

Ekonomia October 22, 2018 - 13:44
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Më shumë se 1,8 milionë euro, është vlera e dëmeve që u kanë shkaktuar kompanive të sigurimeve mjetet bujqësore dhe traktorët, duke filluar nga vitit 2002 e deri më tash.

Në bazë të ligjit këto mjete bujqësore duhet t’i nënshtrohen procedurave të regjistrimit sikurse automjetet, para se të dalin në rrugë, por edhe më tutje pjesa dërmuese e traktorëve që hasën në qarkullim janë pa regjistruar fare.

Bazuar në të dhënat zyrtare të Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS) shihet se këto mjete bujqësore të cilët kanë dalë në komunikacion pa regjistrim kanë shkaktuar hiç më pakë se 1632 aksidente komunikacioni, ku nga ky numër 1132 janë aksidente më dëme materiale, 487 aksidente me lëndime trupore, deri sa më vdekje gjatë kësaj periudhe kohore janë shënuar 13 raste.

Gjithnjë duke u bazuar në këto të dhëna shihet se në Komunën e Prishtinës janë evidentuar 130 raste, ku 43 janë më lëndime, në komunën e Prizrenit janë 93 raste, ku 23 janë me lëndime dhe 1 me vdekje, në komunën e Pejës janë gjithsejtë 118 raste të aksidenteve më automjete bujqësore të paregjistruara, në komunën e Ferizajt janë 55 raste, 9 me lëndime dhe 1 aksident vdekjeprurës, në komunën e Podujevës janë evidentuar 135 raste, në komunën e Gjilanit janë evidentuar 101 raste, në atë të Mitrovicës janë 38, në komunën e Rahovecit janë 82, në komunën e Fushë Kosovës janë 31 raste, në komunën e Lipjanit janë 91 raste , në komunën e Gjakovës janë 62 raste.

Bazuar në këto të dhen zyrtare shihet se gjatë kësaj periudhe kohore në komunën e Shtimes janë evidentuar 27 raste të aksidenteve me automjete bujqësore të paregjistruara, në komunën e Suharekës 52 raste, në atë të Kamenicës 25 raste, në komunën e Klinës 72 raste, në komunën e Dragashit 4 raste, në komunën e Deçanit 38 raste, në atë të Drenasit 55 raste, në komunën e Graçanicës 4 raste, në komunën e Hani Elezit 3 raste, në komunën e Istogut 59 raste ku nga ky numër 22 janë më lëndime si dhe një aksident ka qenë vdekjeprurës, në komunën e Junikut 1 rast, në komunën e Kaçanikut 11 raste, në komunën e Kllokotit 5 raste, në komunën e Malishevës 73 raste, komunën e Mamushës 2 raste, atë të Obiliqit 22 raste të aksidenteve me automjete bujqësore të paregjistruara, në komunën e Shtërpcës 3 raste, Kamenicës 25 raste, Skenderajt 46, komunën e Vitisë 58, atë të Vushtrrisë 71, si dhe raste pa të dhëna për komuna kanë ndodhur 127 aksidente.