Rukiqi: Rrezikon të përsërit kriza ekonomike globale

Ekonomia October 13, 2018 - 11:21
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se rrezikon të përsëritët kriza ekonomike globale, duke parë rëniet drastike të bursave në të gjithë globin.

Ai ka thënë se edhe Kosova po hyn në vitin 2019 me shumë paqartësi, dhe se çdo recesion në nivel global do të ketë ndikim edhe në ekonominë tonë.

Rukiqin përmes një postimi në Facebook ka thënë se recensioni në ekonominë globale është lajm i keq që lidhet me zhdukjen e gazetarit saudit brenda ambasadës saudite ne Stamboll, po merr përmasa dramatike dhe do të përcjellët me lëvizje dramatike ne çmimet e naftës.

Postimi i plotë i Rukiqit:

Uvertyrë per vitin 2019:

The Economist dhe nje numer i madh i njerezve qe marrin vesh nga ekonomia globale, perfshire edhe indikacionet e fundit, nga reniet drastike te bursave gjitheandej globit, po paralajmerone recesionin e rradhes te ekonomise globale. Ky nuk eshte i vetmi lajm i keq per ekonomine globale. “Khashoggi case”, qe lidhet me zhdukjen e gazetarit saudit brenda ambasades saudite ne Stamboll, po merr permasa dramatike dhe do te percjellet me levizje dramatike ne çmimet e naftes. Ne anen tjeter, ne po e perfundojme kete vit dhe po hyjme ne vitin tjeter me shume paqartesi. Pavaresisht agjendes politike, eshte moment krucial te ulemi dhe te diskutojme per nje model ekonomik te qendrueshem per ekonomine tone. Cdo recesion ne nivel global, do te kete ndikime ne ekonomine tone, qofte ne eksporte, kosto te prodhimit, investime (sidomos ne Termocentralin Kosova e Re), sektorin bankar, punesim, etj.