OEK dhe Komuna e Prishtinës nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Ekonomia October 05, 2018 - 11:22
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Kryetari i Odës  Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka pritur  në takim kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, raporton Zëri.info .

Me këtë rast kryetari Shpend Ahmeti tha  se komuna ka dy sektorë për të cilat ka nevojë për ndihmën e OEK për zgjidhjen e problemeve të tyre.

“ Kemi dy sektore që kemi komunikim, njëra është sektori i ndërtimit dhe e dyta sektori i gastronomisë për shkak të numrit të madh të restaurantëve, prandaj kemi vendosur ta nënshkruajmë një memorandum bashkëpunimi pra do ta kemi një trup të përbashkët për investime ekonomike, ideja e këtij bashkëpunimi është që të pajtohemi sa më shumë që është e mundur” tha Ahmeti.

Berat Rukiqi, kryetar i Odë Ekonomike të Kosovës tha se ky memorandum do të ia lehësoj punën komunës si dhe bizneseve.

“Risia në raport me dokumentet të tjera është se këtu kemi trupën e përhershem e cila të gjitha çështjet që lidhen me politikat e komunës dhe komunitetit të biznesit ne do të mundohemi ti trajtojmë dhe ti japin zgjidhje përmes një trupe të përhershme, duhet koorddinim i vazhdueshëm” , tha ai

Tutje Rukiqi tregoi qëllimin e këtij memorandumi.

“Kjo trup ka për qëllim që gjithçka çka vjen e pastrukturuar të kanalizohet në mënyrë që të kemi zhvillim edhe më shumë në Prishtinë përmes investimeve të huaja”, tha ai/ZËRI/.