Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës dhe Odës Ekonomike Britanike në Kosovë

Ekonomia August 13, 2018 - 14:36
Lexo detajet

Sami Mazreku, Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me kryetarin e Odës Ekonomike Britanike në Kosovës z. Bekim Kastratin, ku të dyja palët janë zotuar për angazhim maksimal në promovimin dhe lehtësimin e bashkëpunimit të anëtareve të të dyja institucioneve, raporton zëri.info.

Në memorandumin e nënshkruar thuhet se prioritet për palët do të jetë mbështetja dhe bashkëpunimi i ndërsjellë me qëllim të zhvillimit social dhe ekonomik, shkëmbim të praktikave të mira në zhvillim të bashkëpunimit të anëtarëve të tyre, por edhe me qytetarë. Po ashtu, përmes këtij memorandumi te dyja palët kanë paraparë organizim të takimeve për informimin e publikut dhe anatemave mbi informacionet e fundit në fushën e Industrisë së sigurimeve, raporton zëri.info.

Së fundi shkëmbimi i informacioneve mbi statusin e përgjithshëm ekonomik, taksave, investimeve, politikave tregtare dhe ndryshimeve ligjore do të jetë pjesë e memorandumit të nënshkruar mes Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës dhe Odës Ekonomike Britanike në Kosovë.

Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve Sami Mazreku thotë se memorandumi i nënshkruar me Odën Ekonomike Britanike në Kosovë, por edhe memorandumet e nënshkruara si ajo e fundit me Shoqatën e Siguruesve të Shqipërisë do të jenë në shërbim të modernizimit dhe zhvillimit të Industrisë së sigurimeve në vendin tonë, raporton zëri.info.

Mazreku gjithashtu thotë se memorandume të tilla bashkëpunimi në ditët dhe muajt në vijim do të nënshkruhen edhe me përfaqësues të Shoqatave të sigurimeve të rajonit, por edhe më larg, raporton zëri.info.