Mbi 3 milionë euro kompensime për çdo vit

Ekonomia August 12, 2018 - 15:10
Lexo detajet

Blerim Pushkolli, drejtor ekzekutiv në Byronë Kosova të Sigurimit(BKS), bënë të ditur se Fondi i Kompensiomit administrohet nga BKS-ja dhe ka për qëllim pagesën e dëmeve në territorin e Republikës së Kosovës, në rastet kur shkaktarët e aksidenteve janë të pasiguruar, në rastet kur shkaktarët e aksidenteve janë të paidentifikuar, në rastet kur shkaktarët e aksidenteve janë me regjistrim të huaj dhe u ka skaduar sigurimi kufitar, raporton zëri.info.

Sipas tij, në vitin 2011 numri i dëmeve nga shkaktarët e aksidenteve të pasiguruar ka qenë 2016, përderisa shuma financiare që është paguar nga Fondi i Kompensimit ka arritur në mbi 3.1 milionë euro.

Në vitin 2012 numri i dëmeve ka qenë edhe më i lartë, përkatësisht 2139, përderisa shuma e paguar ka shkuar mbi 3.5 milionë euro, 2345 dëme kanë qenë në vitin 2013, ndërsa shuma e paguar mbi 3.7 milionë euro, raporton zëri.info.

Në vitin 2014 ka rënë numri i dëmeve në 1891 me rreth 2.8 milionë euro dëme të paguara, 1447 dëme kanë qenë në vitin 2015 me mbi 3.2 milionë euro dëme të paguara, ndërsa në vitin 2016 kanë qenë 1539 dëme me vlerë financiare prej mbi 3.3 milionë euro.

27. 8 milionë euro sipas Pushkollit janë dëmet e paguara nga fondi i sigurimeve për periudhën 2010-2017. Por, llogaritur nga viti 2002 e deri më tash shuma e mjeteve të  kompensuar ka kaluar më shumë se 40 milionë euro, raporton zëri.info.