MTI urdhëron largimin e lodrës ‘Slime’ nga tregu i Kosovës

Ekonomia August 08, 2018 - 13:34
Ja arsyeja

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka urdhëruar largimin nga tregu i Kosovës të  mbi 5 mijë lodrave për fëmijë, pasi që ka konstatuar se janë të rrezikshme për fëmijët. Në lodrat “Slime me Mbishkrimin Burrel-O-Slime”, sipas MTI-së është gjetur se është tejkaluar elementit kimik Bori i cili gjatë përdorimit nga fëmijët mund të shkaktoj dëmtim të përhershëm të sistemit të riprodhimit.

 MTI urdhëron largimin e lodrës “Slime” nga tregu i Kosovës

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka marrë vendim për sekuestrimin e lodrave për fëmijë që mbajnë mbishkrimin “Barrel-O-Slime”, që është një lloj plasteline.

Në vendimin e siguruar nga Gazeta Insajderi, thuhet se sekuestrohen 5 mijë e 184 copë të kësaj lodre, të cilat janë importuar nga operatori ekonomik “Luca shpk” me seli në Skenderaj.

Sipas vendimit operatori ekonomik obligohet që brenda afatit prej 3 ditësh të bëjë tërheqjen e plotë nga tregu i brendshëm të të gjitha produkteve për fëmijë.

As ankesa e parashtruar kundër këtij vendimi sipas MTI-së nuk e ndalon ekzekutimin e tij.

“Me qëllim të verifikimit të komponentëve të sigurisë, inspektorati i Tregut me 10/04/2018 në procesverbalin e inspektimit, operatorit ekonomik “Luca” i ka ndaluar vendosjen në treg të produkteve lodra për fëmijë “Slime me Mbishkrimin Burrel-O-Slime në sasi 5184 copa”, thuhet në vendim.

Inspektorati njofton se gjatë periudhës sa produkti ka qenë i ndaluar nga Inspektorati i Tregut, në sistemin RAPEX është njoftuar se i njëjti produkt është ndaluar gjithashtu nga autoritetet Greke të mbikëqyrjes së tregut me dyshimin se produkti paraqet rrezik për përdorim.

Ndalimi i kësaj lodre sipas MTI-së bëhet për shkak se është konstatuar se është tejkaluar elementi kimik Bori, i cili gjatë përdorimit nga fëmijët mund ta dëmtoj shëndetin e fëmijës siç është dëmtim të përhershëm të sistemit të riprodhimit.

“Pas testimit të produktit në një laborator të akredituar, ka rezultuar se i njëjti përmban një sasi të tejkaluar të elementit kimik Bori dhe si i tillë gjatë përdorimit ose kontaktit nga fëmijët mund ta dëmtoj shëndetin e fëmijës duke shkaktuar dëmtim të përhershëm të sistemit të riprodhimit. Produkti nuk i plotëson kërkesat themelore të sigurisë të përcaktuara me rregullore”, thuhet në arsyetimin e vendimit.

Image