Këto janë arsyet pse kosovarët marrin kredi në Zvicër

Ekonomia July 26, 2018 - 17:48
Detajet

Veçanërisht i madh është numri i kredimarrësve në kantonet lindore dhe veriore të Zvicrës: Basel-Stadt 56 përqind dhe Schaffhausen 53,7 përqind. I vogël është numri në kantonin Jura me pak më pak sesa 30 përqind.

Analiza e 30 mijë kreditorëve nga “Comparis”, gjithashtu tregon se në shtatë kantone më shumë se gjysma e tyre janë të huaj. Sa i përket kredive të dhëna, studimi konstaton se rreth 6 përqind e familjeve zvicerane paguajnë një hua të vogël, ndërsa te të huajt kjo shifër është 25 përqind.

Veçanërisht i madh ishte numri te francezët dhe portugezët, ku thuajse çdo i dyti ishte futur në borxh krediti për të financuar blerjen e një veture. Te kosovarët, italianët dhe gjermanët vetëm një e treta shfrytëzonin kreditin për të blerë një veturë, shkruan albinfo.ch

Për të mos mbaruar këtu: një pjesë e madhe e kosovarëve dhe italianëve, kërkonin kredi për të paguar kreditet e vjetra. Rreth një e dhjeta e italianëve dhe kosovarëve merrnin kredi për këtë arsye. Te francezët kjo shifër është dyfish më e ulët: 5.5 përqind.