Gjykata “vulos” vendimin e Konkurrencës

Ekonomia July 03, 2018 - 16:56
Lexo tjera detaje

Valon Prestreshi, kryetar i Autoriteti Kosovarë të Konkurrencës (AKK) përmes një profili në rrjetin social Facebook ka treguar se gjykata ka “vulosur” vendimin që ka marrë ai kohë më parë.

Ja statusi i tij i plotë në Facebook

Të dashur qytetarë, Në fund të vitit 2016 kur merrem vendim kundër marrëveshjeve të bëra mes institucioneve publike me Postën e Kosovës, për të cilat marrëveshje konstatuam se janë të kundërligjshme, menaxhmenti i postës manipuloj me punëtorët e saj se Autoriteti po i mbyllë mbi 40 pika dhe do ju lë pa punë, i detyroi mbi 1000 punëtorë të dalin në protestë duke brohoritur emrin tim dhe të Komisionit të AKK-së për shkarkim.

E gjithë kjo protestë e manipuluar nga menaxhmenti i postës vetëm për t’i mbuluar veprimet e tyre jo ligjore. Tani ju njoftoj se Vendimin të cilin e ka marr Autoriteti, sot Gjykata kompetente për mes Aktgjykimit të saj e ka shpallur të ligjshëm, dhe të drejtë. Valon PRESTRESHI Kryetari i AKK-s

Image