Guvernatori Mehmeti merr mbështetje nga presidenti i BaFin, Felix Hufeld

Ekonomia May 29, 2018 - 08:34
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi, rajoni, bota....

Guvernatori i Bankës Qëndrove të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti gjatë vizitës zyrtare në Bonn dhe Frankfurt të Gjermanisë ka takuar presidentin e Autoritetit Federal Mbikëqyrës Financiar (BaFin), Felix Hufeld.

Në këtë takim Guvernatori Mehmeti e informoi Presidentin e BaFin, Hufeld, lidhur me zhvillimet e fundit në sistemin financiar në përgjithësi dhe sektorin bankar në veçanti.

Guvernatori Mehmeti gjithashtu shprehu falënderimet më të sinqerta për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme që BaFin dhe Qeveria e Gjermanisë i kanë dhënë BQK-së dhe Republikës së Kosovës në përgjithësi, me shpresën se ky bashkëpunim dhe përkrahje do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Nga ana tjetër, presidenti i BaFin, Hufeld fillimisht uroi Guvernatorin Mehmeti për përzgjedhjen në pozitën e Guvernatorit të BQK-së duke i uruar mirëseardhje në BaFin dhe e siguroi atë për përkrahje dhe bashkëpunim të mëtejmë mes të dy autoriteteve.

Në ditët në vijim, Guvernatori Mehmeti do të ketë takime të nivelit të lartë me përfaqësues të BundesBank-ës dhe Bankës Qendrore Evropiane.

Image