Brenda tre viteve pritet të ndërtohet tuneli që lidh Kosovën me Malin e Zi

Ekonomia May 28, 2018 - 22:00
Detajet

Rruga që lidhë Pejën me Rozhajen nuk do jetë e vetmja që bashkon Kosovën e Malin e Zi.

Një mënyrë tjetër si do mund të qarkullohet në të dy shtetet u fol të hënën në një takim mes Kryeministrit te Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ministrit për Transport dhe Çështje Detare i Malit të Zi, Osman Nurkoviq.

E Peja me Rozhajën do të mund të lidhën edhe përmes një rruge nëntokësore pasi të ndërtohet tuneli, raporton T7.

Por pos për transportin rrugor dy politikanët folën edhe për lidhjen hekurudhore.

E të gjitha këto sipas kryeministrit Haradinaj do bëhen brenda 3 vitesh në pjesën që i takon Kosovës.

Në takim të pranishëm ishin ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj. Ky e priti më pas në zyrën e tij ministrin malazez.

E në konferencën për media Ministri Lekaj ka thënë se është duke u bërë politikë me rrugën lidhur me këtë rrugën Deçan-Plavë.

Pas takimit Ministri malazez garantoi për largim të taksës kufitare.

Në fund të konferencës pati edhe momente interesante kur malazezi iu drejtua gazetarëve edhe në gjuhën shqipe.