SBASHK-u : Nëse i kemi 13 skema sociale, çka nëse shtohet e 14-ta

Ekonomia May 28, 2018 - 11:24
Lexoni më shumë detaje

Përfaqësues të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), po kundërshtojnë me ngulm hulumtimet e Institutit (GAP), dhe të Ministrisë së Financave sa i përket ndikimit buxhetor të ligjit për mësimdhënësit e viteve 90'ta, raporton “Zeri.info”.

Ymer Ymeri përfaqësues nga kjo sindikatë në emër të SBASHK-ut, po arsyeton shtimin e skemës së 14-të, që ua njeh kontributet mësimdhënësve të viteve 90-ta, raporton Zeri.Info

LEXO EDHE: Abdixhiku: Gjenerata e re po ‘sakrifikon’ paratë për skemat sociale

“Duhet të koncentrohemi rreth buxhetit jo a të aprovohet ligji. Në qoftë se janë 13 skema të ndryshme sociale çka bëhet nëse i shtohet e 14 ta. I bie 5 për qind me i rrit skemat sociale. Tentativa prej fillimi ka qenë mos të kaloj ky ligj. Ne kemi dyshime qe po tentohet të pengohet  ligji. E kemi të pamundur të nxjerrim shifër të saktë të përfituesve", ka thënë Ymeri.

Sipas tij ky ligj po tentohet të pengohet me çdo kusht pas leximit të parë në Kuvend dhe miratimit të në Qeveri /Zëri. Info