Kosova si Zvicra (VIDEO)

Ekonomia May 27, 2018 - 20:28
Mësojeni se për çfarë bëhet fjalë

Edhe këtë vit bashkatdhetarët do të paguajnë takse për veturat e tyre kur të hyjnë në Kosovë.

Kjo për shkak të Kosova s’ka karton të gjelbër.

Mirëpo, deri në fund të këtij viti mund të ketë lëvizje drejt anëtarësimit të Kosovës në Kartonin e Gjelbër.

Anëtarësimi pritet të bëhet përmes ndonjë shteti mik, meqë pengesë mbetet anëtarësimi i Kosovës në OKB.

Diaspora e Kosovës gjatë vizitave në vendlindje, në pikat kufitare paguajnë rreth 7 milion euro në vit për kartonin e gjelbër.

Në mungesë të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Byrove të Kartonit të Gjelbër, bashkatdhetarët tanë do të vazhdojnë të paguajnë këtë polisë edhe sivjet.

Udhëheqësit e Bankës Qendrore kanë vendosur që brenda këtij viti t’i japin zgjedhje këtij problemi i cili këtë vit është bërë më aktual, raporton T7.

E që këto shtete mund të jenë mike të cilat do i ndihmojnë Kosovës për shitjen e kartonit të Gjelbër, e konfirmon edhe kryetari i komisionit për Buxhet, Lumir Abdixhiku.

Zvicra është bërë anëtare e OKB-së vetëm në vitin 2002, kurse që nga viti 1949 ka qenë anëtare e Këshillit të Byrove me seli të Bruksel, duke mundësuar qarkullim të lirë të automjeteve.

Veturat e paregjistruara janë kushti tjetër për të qenë njëri nga shtetet anëtare të cilat gëzojnë kartonin e shumë përfolur.

Për Kartonin e Gjelbërt nuk paguajnë qytetarët nga Maqedonia, Serbia dhe Shqipëria pasi Kosova ka të nënshkruar memorandum për njohje reciproke të Kartonit me këto shtete.