Ekonomia

Kutizë fillon me ofertat për biznese

Kutizë fillon me ofertat për biznese
23 maj 2018 • 13 : 06

Lexo detajet

Bashkëpunimi mes kompanisë së telefonisë mobile Zmobile dhe platformës televizive Kujtesa kanë krijuar produktin gjithëpërfshirës në fushën e telekomunikimeve të quajtur Kutizë.

Me rastin e lansimit të kësaj platforme, që pritet të sjellë kualitet dhe oferta të papara deri më tash në vendin tonë, janë paraqitur edhe tri pako për biznese.

Pakoja e parë për përdorues “postpaid” përfshinë minuta telefonik pa limit brenda rrjetit Zmobile, ndërsa 500 minuta dhe 500 sms me të gjithë operatorët kombëtar, për ti vënë kapakun në fund me 5GB internet 3G dhe 4G.  E njejta pako për përdoruesit “prepaid” ofron deri në 10 numra në grup pa pagesë, ndërsa për zyre përfshihet edhe interneti deri në 20 Mbps dhe WiFi Router. E gjithë kjo pako e kap vleren pre 14.99 euro.

Pakoja e dytë, për pesë euro më shumë e tejkalon pakon e parë duke ofruar 700 minuta dhe 700 sms me të gjithë operatorët kombëtar, ndërsa ofron edhe dyfishin e internetit për zyre, deri në 40 Mbps. Mbi të gjitha kjo pako ofron edhe TV Digjital Premium HD.

Ideale për bizneset që kanë nevojë për më shumë internet është pakoja e tretë, e cila ofron deri në 60Mpbs.

Të trija pakot ofrojnë minuta pa limit brenda rrjetit Z, ndërsa për dallim nga dy pakot e mësipërme pakoja e tretë ofron 1000 minuta dhe 1000 sms me të gjithë operatorët kombëtar. Kostoja e përgjithshme e kësaj pakoje është 24.99 euro.

Sipas zyrtarëve të platformës Kutizë këto tri pako janë vetëm fillimi i ofertave për konsumatorët kosovarë.

Kutizë ka premtuar oferta të parezistueshme ditëve në vijim në të tri fushat, internet, telefoni dhe televizion.

© zëri.info