Nisin ndërtimet në ‘pronën’ e Ujësjellësit, 80 shtëpi mbesin pa ujë të pijes

Ekonomia May 17, 2018 - 17:15
Detajet

Komuna e Skenderajt në mandantin e kaluar ka dhënë 17 ari tokë katër qytetarëve në këmbim të pronës për rrugën “17 Shkurti”, e cila ishte në shrytëzim të Ujësjellët nga viti 1964 dhe ku ndodhen 4 bunare dhe rezervoari prej nga furnizohen me ujë 80 shtëpi të qytetit të Skenderajt, shkruan Gazeta "Zëri".

Ujësejllësi ka ushtruar padi ndaj komunës së Skenderajt, ndërkohë ndërtimet kanë filluar

Mbi 80 shtëpi të qytetit të Skenderajt mbesin pa ujë të pijës, pasi që qytetarët të cilët kanë marrë pronën, në të cilën ndodhen 4 bunare dhe rezervouari i ujit, kanë filluar të ndërtojnë. Ata kanë kërkuar nga Ujësjellësi Rajonal “Mitrovica”, Njësia në Skenderaj që t’i largojë bunarët dhe rezervoarin e ujit, për t’u mundësuar atyre ndërtimin pa pengesa.

Në Njësinë e Ujësjellësit Rajonal në Skenderaj kanë thënë se 17 ari të pronës ku ndodhet 4 bunaret dhe rezervoari prej nga furnizohen me ujë mbi 80 shtëpi të qytetit të Skenderajt janë pronë e Ujësjellësit dhe se komuna e Skenderajt ia ka dhënë shfrytëzim Ujësjellësit që nga viti 1964.

Komuna e Skenderajt në mandantin e kaluar ka dhënë 17 ari tokë katër qytetarëve në këmbim të pronës për rrugën “17 Shkurti”, e cila ishte në shrytëzim të Ujësjellët nga viti 1964 dhe ku ndodhen 4 bunare dhe rezervoari prej nga furnizohen me ujë 80 shtëpi të qytetit të Skenderaj.

Ilaz Halili, drejtor i Njësisë së Ujësjellësit Rajonal “Mitrovica” në Skenderaj, thotë se nuk ishte pajtuar me komunarët e Skenderajt që toka që evidencohet e Ujësjellësit prej 17 ari, t’u merret dhe t’i jepet qytetarëve në këmbim për pronën që ua ka marrë për ndërtimin e rrugës “17 Shkurti”. “Ajo pjesë e tokës ku ndodhen bunaret dhe rezervouar prej nga furnizohen mbi 80 shtëpi të Skenderajt është aset i Ujësjellësit.

Ndonëse Ujësjellësi është menaxhuar më herët nga komuna dhe ajo vlerëson se ajo pronë është e saj, komuna nuk ka pasur të drejtë të merr nga ne dhe t’ua jap qytetarëve. Aq më tepër që në atë pjesë ndodhen bunaret dhe rezervouar prej nga furnizohen me ujë shumë shtëpi. Për këtë arsye, pasi që disa herë kishim biseduar me udhëheqësit komunal në mandanin e kaluar dhe nuk kishin arritur të mirrëshim vesh, kemi bërë padi ndaj komunës së Skenderajt. Edhe AKP-ja ka qenë e detyruar që ta bëjë bartjen e pronës nga komuna tek Ujësjellësi Rajonal “Mitrovica”, sepse ajo ka menaxhuar me pronën, por këtë nuk e ka bërë. Ai ka shtuar, se edhe kanalizimi kalon nëpër të njejtën pronë dhe me fillimin e punimeve është krijuar një gjendje që uji të mblidhet përreh bunareve dhe ndot ujin.

AKP-ja ka qenë e detyruar që ta bëjë bartjen e pronës nga komuna tek Ujësjellësi Rajonal “Mitrovica”, sepse ajo ka menaxhuar me pronën “Ne mirëmbajmë rregullisht, hedhim klor në rezervoarin që është fare pranë bunareve, por megjithatë uji nuk është i kënaqshëm. Është i pijshëm, por nuk është i kënaqshëm”, ka thenë Halili, i cili ka shtuar se me fillimin e punimeve nga shfrytëzuesit e tokës puset dhe rezervoari janë bllokuar dhe praktikish janë të pashfrytëzueshme. Drejtori i Njësisë së Ujësjellësit Rajonal “Mitrovica” në Skenderaj, Ilaz Halili, thotë se ka kërkuar edhe ndihmën e kryetarit aktual të Skenderajt, Bekim Jashari, i cilil fillimisht ishte përpjekur t’i ndalojë punimet, por që, sipas Halilit, edhe ai ishte tërhequr nga frika e gjykatës.

“Kryetari Bekim Jashari fillimisht është përpjekë mos me i lanë me punu, por më vonë është tërhequr, sepse ka vlerësu se njerëzit që kanë marrë tokën në këmbim për pronën e tyre që kanë dhënë për rrugën mund të ushtrojnë padi në gjykatë se po i pengojmë me punu. Kështu që ata tani kanë filluar të punojnë dhe ne jemi të pafuqishëm për të ndërmarrë diçka”, ka thënë Halili, i cili ka sqaruar, se që nga paslufta Ujësjellësi Rajonal Mitrovica me të njësitë në Skenderaj dhe Vushtrri janë aset i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Kosovës.