Reçica: Të zbatohet ligji për punëtorët

Ekonomia May 17, 2018 - 12:20
Lexoni më shumë detaje

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica në seancën e Kuvendit tha se ministria ka filluar të merret më intenzivisht me shëndetin dhe sigurinë e punëtorëve në vendin e punës, raporton "Zeri.info".

“Në muajin e kaluar kemi lansuar fushatën për shëndetin dhe sigurinë në punë. Kemi filluar me sektorin më të rrezikshëm siç është ai i ndërtimtarisë dhe do të vazhdojmë edhe me sektorë tjera”, ka thënë Reçica. 

Reçica ka thënë se është shtuar inspektorati në terren dhe se në mbledhjet e radhës së qeverisë do të shqyrtohet edhe zbatimi i ligjit për punëtorët dhe lehonave.

“Ne kemi kërkuar nga inspektorati që të jete me shume në terren. Sa i përket të drejtave të punëtoreve janë të mbrojtura me ligj. Ju njoftoj se ka pas dhe ka vështirësi në zbatimin e ligjit të punës. Do të behet një ligj që do të mbrojë të drejtat e pushimit të lehonisë, mjekësor... dhe duhet të gjejë zbatim”, ka përfunduar Reçica.

Ky reagim i ministrit vije në kohën kur është shtuar numri i aksidenteve në punë. /ZËRI/