Balija: Qasja në financim nga bankat e Kosovës më e larta në rajon Prishtinë

Ekonomia May 02, 2018 - 11:01

Sipas raportit të fundit të OECD ‘Konkurueshmëria në Evropën Juglingore’, qasja në financimin nga bankat është më e larta në rajon.

Në komunikatën për media nga Shoqata e Bankave e Kosovës thuhet se në këtë raport për vitin 2018, sektori bankar në Kosovë vlerësohet në superlativ në kategoritë të cilat merren për bazë për përcaktimin e qasjes në financa siç është konkurrenca në sektorin bankar, kërkesat për kolateral, ofrimi i kredive dhe ndërmjetësimi në risk, etj.

“Petrit Balija, Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës tha se kjo është një arritje e rëndësishme për sektorin bankar në Kosovë, veçanërisht kur kemi parasysh se bankat në Kosovë afarojnë në një mjedis me sfida të shumta siç është kapaciteti i ulët ekonomik, informaliteti i lartë, dhe vështirësitë në zbatimin e kontratave.

Prandaj, këto rezultate të sektori bankar janë mjaft inkurajuese pasi që rritja e qasjes në financa nënkupton lehtësim për zgjerimin e bizneseve dhe plotësimin e nevojave të ekonomive familjare për financim.

Kosova është vlerësuar më lartë në rangim me Shqipërinë, Bosnjën dhe Malin e Zi, dhe në nivel të njëjtë me Maqedoninë dhe Serbinë”thuhet më tutje në komunikatën për media të Shoqatës së Bankave të Kosovës