Ramiz Kelmendi - 400 vetura mbi emrin e tij!

Ekonomia April 24, 2018 - 16:19
DETAJET

 “Elkos Group” e Ramiz Kelmendit ka shënuar dekadën e tretë të saj ku me ç’rast ka përgatitur edhe një dokumentar si pjesë e shënimit të 30-vjetorit të fillimit të punës, shkruan “Zëri.Info”.

400 automjete të kësaj kompanie kanë marrë magjistralen Pejë-Prishtinë!

“Në kuadër të përgatitjeve të Dokumentarit, si pjesë e shënimit të 30 vjetorit të themelimit dhe punës së "Elkos group", sot mbi 400 automjete të kompanisë defiluan në magjistralen Pejë-Prishtinë. Kënaqësi kur angazhimi ndër dekada, shpërblehet me sukses. "Meritat i takojnë, familjes, miqve, bashkëpunëtorëve e mbi të gjitha punonjësve dhe konsumatorëve. Familja "Elkos" po rritet." -është shprehur me këtë rast z.Ramiz Kelmendi - Themelues i "Elkos group" i cili ka përcjellë nga afër këtë defile. Elkos group pritet që këto ditë me një manifestim madhështor ta shënoj dekadën e tretë të saj, respektivisht 30 vjetorin e themelimit”, kanë shkruar ‘Elkos Group” bashkangjitur me fotografitë e publikuara të 400 automjeteve të kësaj kompanie!/ZËRI