150 kamionë nga Kosova hyjnë në Shqipëri për protestë

Ekonomia March 28, 2018 - 12:32
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Drejtuesit kosovarë të mjeteve të rënda kanë protestuar këtë paradite kundër taksës së vendosur për Rrugën e Kombit.

Kjo taksë për makinat me tonazh të rëndë parashikohet rreth 22 euro, tarifë për të cilën ata janë kundër.

“Spo hjekim kufij, po qesim kufij”, ishte një nga pankartat e vendosura në kamionët e protestës.

Rreth 150 kamionë kanë hyre bosh pa ngarkesë në Morinë në protestë kundër taksës dhe do të kthehen bosh në Kosovë. Ata janë importues të mallrave të kripës, çimentos dhe ushqimeve.

Kjo taksë u testua këtë të dielë, ndërsa pritet të hyjë në zbatim më 15 prill./Top Channel/