Kryetari i Vitisë fton qytetarët ta ndjekin shembullin e tij për ta paguar tatimin në pronë

Ekonomia March 19, 2018 - 10:42
Ja çfarë ka bërë ai

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, zëvendëskryetari Hasan Aliu si dhe drejtorët e drejtorive komunale, kanë kryer sot obligimet financiare të Tatimit në Pronë.

Kryetari Haliti tha se çdo qytetar i Vitisë është i obliguar t’i kryejë detyrimet financiare ndaj vendit por bëri me dije se mjetet financiare që do të grumbullohen nga Sektori i Tatimit në Pronë do t’u kthehen qytetarëve.

“Të gjithë jemi të obliguar të kryejmë detyrimet financiare ndaj vendit, prandaj edhe ne po e bëjmë këtë sot. Me këtë rast dua të ju njoftoj se Komuna jonë mbetet e përkushtuar që mjetet e inkasuar nga Tatimi në Pronë, do të vazhdohen të ju kthehen përsëri qytetarëve tanë përmes investimeve që do të bëjmë lokalitetet e kësaj komune dhe atë në sektorë të ndryshme”, ka theksuar Haliti.

Sipas kryetarit kjo po bëhet me qëllimin që të ju krijohen qytetarëve kushte sa më të mira për jetë./ kallxo.com