Për 16 ditë e deklaruan pasurinë vetëm 659 zyrtarë publik

Ekonomia March 17, 2018 - 16:35

Në fund të javës së tretë të afatit ligjor për deklarimin e rregullt të pasurisë (16 mars 2018), formularët e deklarimit në Agjencinë Kundër Korrupsionit i kanë dorëzuar 659 nga gjithsejtë 4774 mbajtës të posteve të larta publike që janë të obliguar të deklarojnë pasurinë. (1314 zyrtarë të lartë që rishtazi kanë marrë detyrën në funksionet publike tashmë kanë dorëzuar formularët e deklarimit të pasurisë gjatë periudhës 1 janar – 28 shkurt 2018). 

Deri në fund të afatit për deklarimin e rregullt të pasurisë (e premte, 30 mars) kanë mbetur edhe 13 ditë.

Agjencia Kundër Korrupsionit i bën thirrje të gjithë zyrtarëve të lartë që të sjellin formularët e deklarimit të pasurisë në përputhje me afatet ligjore. Zyrtarët e Agjencisë do të jenë në dispozicion të të gjithë zyrtarëve në mënyrë që procesi i deklarimit të pasurisë të kryhet me sukses./Lajmi.net/