Lansohet analiza për turizmin dhe bujqësinë në Viti

Ekonomia March 16, 2018 - 09:35

Nën fushëveprimin e projektit INTERDEV 2 të financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), komuna e Vitisë dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), kanë lansuar analizën e zinxhirëve të vlerave në sektorët e turizmit, dhe bujqësisë.

Ky vlerësim i ofron sektorit privat lokal, si dhe sektorit publik dhe shoqërisë civile në Viti mundësinë për të kuptuar më mirë kapacitetet, sfidat dhe nevojat aktuale brenda zinxhirëve të vlerave përkatëse dhe ofron rekomandime për përmirësime brenda sektorëve përkatës.

Vlerësimi përmban një plan implementues të rekomandimeve të propozuara, sii dhe mundësi për sinergji drejt zhvillimit më të gjerë të sektorit privat në Viti dhe më gjerë, si me Dragashin dhe Shtërpcën që janë komuna partnere të projektit.

Në ngjarje, ku u prezantuan gjetjet e analizës dhe u diskutua rreth ofrimit të një mjedisi të përshtatshëm për sektorin privat në Viti,  morën pjesë përfaqësues të komunës nikoqire dhe dy komunave partnere, te donatorëve, UNDP-së si dhe nga sektori privat.                     

Me këtë rast, Sokol Haliti, kryetar i komunës së Vitisë theksoi: “Kemi kënaqësinë të shohim rezultatet e INTERDEV-it. Raporti i zingjirit të vlerave do të na mbështesë në zhvillimin ekonomik dhe unë deklaroj përkushtimin tim të plotë për këtë projekt”.

Gunther Zimmer, këshilltar dhe shef i zyres kordinuese për bashkëpunim teknik pranë ambasadës së Austrisës shprehi kënaqësinë me implementimin e projektit: “Dua të shpreh falenderimet tona për implementimin e këtij projekti. Storiet e tilla të suksesit janë të rëndësishme për ne. Sa më shumë të kemi aq më të lumtur jemi, sidomos kur këto storie vijnë nga komunat”.

Që nga fillimi i tij në vitin 2014, projekti ka mbështetur zhvillimin e sektorit privat dhe analizën dhe zhvillimin e zinxhirëve të vlerës me potencial për të sjellë një zhvillim të begatë në komunat partnere: në Shtërpcë në sektorët e turizmit, apikulturës, frutave të malit, bimëve mjekësore dhe aromatike, kërpudhave dhe kultivimin e manave; në Dragash në sektorët e qumshtit dhe mishit, pemëve, perimeve dhe kulturave të drithit, bimëve pyjore, bletarisë, frutave të malit dhe tekstilit dhe rrobaveë si dhe në Viti në sektorët e turizmit gjegjësisht gastronoi dhe mikpritje, dhe bujqësisë ku përfshihen pemët, perimet dhe kulturat e drithit.

Për më tepër, në këtë ngjarje u promovua edhe broshura e përbashkët e tri koomunave Dragash, Shtërpcë dhe Viti e titulluar  "Komuna ime" me qëllim të informimit më të mirë të qytetarëve për rolin e secilit sektor dhe të kuptuarit më të qartë dhe më të mirë të shërbimeve publike të ofruara.

Projekti INTERDEV mbështetë banorët e komunave të Dragashit, Shtërpcës dhe Vitisë për të zhvilluar aftësi të reja, gjetur punë, rritur prodhimin bujqësor dhe gjeneruar më shumë të ardhura për komunitetet lokale. Projekti promovon në mënyrë aktive fuqizimin e grave, të rinjve dhe të njerëzve në rrezik që të lihen pas, me mundësi për punësim, zhvillim të aftësive dhe ndërmarrësi rurale.

Linçet e raporteve:

Analiza e Zingjirëve të Vlerës

Broshura Komuna Ime