Ndahen 200 certifikata për përfituesit e programit praktikë në punë

Ekonomia March 16, 2018 - 09:19

Agjencia e Punësimit e Kosovës (APK) në bashkëpunim Agjencinë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), dhe me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të ndajnë zyrtarisht certifikata për 200 përfitues të programit Praktikë në Punë.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Punësimit Drin Haraqia, Drejtori i Përgjithshëm i KIESA  Besian Mustafa, dhe Ndihmësja e Përfaqësuesit  të Përhershëm  dhe Koordinatorja e Programit për UNDP në Kosovë Valbona Bogujevci do të bëjnë ndarjen e certifikatave për të sapo diplomuarit  që kanë kryer praktikën në ndërmarrje private në kuadër të programit praktikë ne punë.

Programi ka pasur për qëllim që të ju mundësojë të papunëve, të sapo diplomuar në institucionet e arsimit të lartë, një mundësi që të bëjnë praktikë tre-mujore në ndërmarrjet e sektorit privat, në mbështetje të punësimit të qëndrueshëm në Kosovë.

Më ketë rast Agjencia e Punësimit e Kosovës në bashkëpunim më UNDP, në kuadër të zgjerimit të Programeve Aktive të Tregut të Punës, do të shpallin thirrjen e hapur  për aplikim për vitin 2018 në programin subvencionim i pagës ku do përfitojnë rreth 250 përfitues të pa punë në Kosovë.