Ekonomia

Ministria e Financave sqaron se nuk ka para për zbatimin e Ligjit për mësimdhënësit e viteve 90-ta

Ministria e Financave sqaron se nuk ka para për zbatimin e Ligjit për mësimdhënësit e viteve 90-ta
11 mars 2018 • 15 : 30

Pasi Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), njoftoi se nesër (e hënë, 12 mars) të gjitha institucionet arsimore do të jenë në grevë njëditore, Ministria e Financave sqaroi se nuk ka para për zbatimin e Ligjit për mësimdhënësit e viteve të 90-ta.

“Ministria e Financave  si çdo herë tjetër edhe me këtë rast nuk mund të jep aprovim për një Projektligj, i cili nuk i respekton procedurat e Ligjit të Buxhetit, Ligjit për menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjesit dhe dokumentatet tjera në fuqi”, thuhet në komunikatën drejtuar mediave.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme SBASHK-u i është drejtuar prindërve që më 12 mars mos t’i nisin fëmijët e tyre për në shkollë sepse këtë ditë nuk ka mësim për shkak të grevës.

Njoftimi i Ministrisë së Financave:

Ministria e Financave për hir të korrektësisë  informon dhe sqaron të gjithë punëtoret e arsimit  dhe  opinionin publik  se sa i përket çështjes  së Ligji mbi statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta e ka trajtuar në kuadër të kërkesave  me prioritetin më të lart brenda Ministrisë së Financave me qëllim e vetëm që ti jepet mbështetje realizmit  të gjitha të drejtave që dalin nga ky projektligj  për të gjithë punëtorët e arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta.

Për këtë qëllim,  ditën e premte me datën 09 mars 2018,  Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur në takim Kryetarin e SBASHK-ut me stafin e tij, ku gjatë takimit i ka informuar që Ministria e Financave mbështet kërkesat dhe Projektligjin, por projekligjin për të procedur tutje duhet të respekohen procedurat ligjore të adresimit ashtu siq e përcaktohet në nenin  18 të Ligjit të Buxhetit për vitin 2018 me  nr. 06/L-020 dhe nenin 26 të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjesit me nr. 03/L-048, ku thuhet shprehimisht  se asnjë Ministri apo cili do Institucion tjetër nuk mund të procedoj në Qeveri apo në Kuvend asnjë inciative të re  apo të propozoj  projektligj për aprovim nëse nuk e ka të zgjidhur paraprakisht çështjen e implikimeve financiare për vitin fiskal përkatësisht  nuk është paraparë në kuadër të tabelave të Ligjit të Buxhetit.

Për këtë arsye Ministria e Financave ka kërkuar nga SBASHK-u dhe Ministria spozurese që ti respektojnë procedurat ligjore gjatë procedimit  të Ligjit në Qeveri, ashtu siq kërkohet me legjislacionin përkates në fuqi duke përfshirë edhe financimin e tij në mënyrë që Projektligji të jetë ligjërisht i kompletuar para se të shkoj në Kuvend.  Për dijeni projekligji nuk është i finalizuar, vetem nëse është draftuar dhe më pas nuk është përcjellur me kërkesat e Ligjit para se të dërgohet për aprovim.

Andaj, edhe një herë përmes kësaj Komunikate, ju bëjmë thirrje SBASHK-ut dhe spozoruesit të Projekligjit ta procedojnë për kompletim të procedurave  në përputhje me dispozitat ligjore  para se të aprovohet në Qeveri.

Veprimi i kundërt apo siq kërkohet sot,  do ta bëjnë Ligjin e kontestushem nga cili do organ tjetër duke filluar nga Kuvendi e deri tek Gjykata Kushtetutese, për çështje procedurale.

Ministria e Financave  si çdo herë tjetër edhe me këtë rast nuk mund të jep aprovim për një Projektligj, i cili nuk i respekton procedurat e Ligjit të Buxhetit, Ligjit për menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjesit dhe dokumentatet tjera në fuqi.

 

© zëri.info