Vetëm 10 për qind e qytetarëve të veriut e paguajnë rrymën

Ekonomia February 26, 2018 - 14:53

Në Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së në Prishtinë po prezantohet studimi politik “Errësira dhe heshtja pas Marrëveshjes së Brukselit – analiza e zbatimit të Marrëveshjes së Telemunikaciont dhe Energjisë”, transmeton Zeri.info.

Në këtë prezantim, Snezana Dapiq, tha se gjysma e qytetarëve nuk e paguajnë rrymën.

“Të dhënat tregojnë se mbi gjysma e qytetarëve nuk e paguajnë faturën dhe se gjysma e tyre kanë borxhe. Vetëm 10% të qytetarëve paguajnë shpenzimet për rrymë. Gjatë vitit 2015 ka filluar një aktivitet i pagimit të rrymës megjithatë ky proces u ndërpre”, tha ajo, raporton “Zeri.info”.

Sa i përket negociatave mes Kosovës dhe Serbisë,  ku është biseduar edhe për energjetikën, aji tha se negociatat nuk kishin theksime konkrete se si do të rregullohej kjo fushë.

“Nuk ndodhi asgjë. Tri herë është parashtruar dokumentacioni për regjistrimin e ndërmarrjeve në Prishtinë por ato refuzoheshin. Në maj të vitit 2017 ai gjithashtu u refuzua dhe pala serbe ka parashtruar ankesë organeve kompetente”, tha ajo.

Sipas saj, rekomandimet e qytetarëve janë se fillimisht duhet të zbatohet një fushatë informative ku atyre do të ju shpjegohej rrjedha e procesit.

Në anën tjetër Sanja Sovrliq, tha se nuk ka dëshmi se qytetarët e Kosovës po e paguajnë rrymën për serbët e veriut.

Sipas saj, serbët e veriut janë të gatshëm të paguajnë rrymën, transmeton zeri.info.

“Nuk kemi dëshmi se kush mbulon shërbimet për energji në veri. Qytetarët janë të gatshëm në kushte të caktuara të paguajnë rrymën. Atyre po iu vjen rryma paushall. Nuk duan ta paguajnë ata që janë të kyçur ilegalisht”, tha ajo. /Zeri/

Image