Beqaj merr pjesë në Forumin Botëror për investimet nga bizneset

Ekonomia February 19, 2018 - 09:20

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Stamboll të Turqisë, me ftesë nga organizatorët e forumit “WBAF – Forumit Botëror 2018 për Investimet nga Bizneset” i cili do të mbahet më 19 dhe 20 shkurt 2018 në Stamboll.

Ministri Beqaj do të përfaqësojë Republikën e Kosovës në këtë forum dhe do të jetë folës kryesor në panelin me temën: Fokusi Regjional: “Financimi i inovacionit nëpërmjet ndikimit të investimeve në Evropën Juglindore”.

Qëllimi i këtij forumi vjetor është mobilizimi i sektorit publik dhe privat për të investuar me kapital të përbashkët për të mirën e përgjithshme shoqërore.

Gjatë qëndrimit dy ditor në Stamboll, Beqaj do të zhvillojë edhe shumë takime bilaterale me autoritete të larta të shteteve të rajonit dhe më gjerë.