Pas protestave të punëtorëve të KEK-ut, reagon Qeveria e Kosovës

Ekonomia February 08, 2018 - 13:17

Sindikata e Re e KEK-ut ka protestuar sot në qendër të Prishtinës duke kërkuar ngritjen e pagave prej 100 euro.

Punëtorët kanë thënë se kjo rritje u ishte premtuar gjatë fushatës nga kryeministri i tashëm, Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari, Kadri Veseli, shkruan "Zëri.info". 

LEXO EDHE: Proteston KEK-u

Avni Arifi, shefi i stafit të kryeministrit, Haradinaj tha sot për 'Zëri.info' se KEK-u duhet ta implementoj marrëveshjen të cilën e ka me Qeverinë e Kosovës. 

“Punëtorët e KEK-ut kanë marrëveshje me Qeverinë e Kosovës, si dhe ata duhet ta implementojnë këtë”, tha Arifi pwr ‘Zëri.info”.

LEXO EDHE: ‘Nëse nuk plotësohen kërkesat, vazhdojmë në forma tjera’

“Në këtë organizim gjithmonë do të kërkohen drejtat elementare fundamentale për ekzistencë të punëtorëve. Po kërkojmë njersën tonë. Po kërkojmë dinjitetin tonë punëtorë", tha Avni Ajdini kryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.