Bitcoin bënë një rikthim shpërthyes – rritje më të shpejtë s’ka përjetuar!

Ekonomia January 18, 2018 - 16:49

Bitcoin tashmë vlen $12,027, duke u bazuar në matjen e fundit që është bërë sot me 18 janar 2018, shkruan GazetaBlic.

Kjo kriptomonedhë ka pësuar një rënie dramatike nga e marta e kaluar kur kishte një vlerë prej $15679.70 dhe më pas kishte rënë në 8 mijë dollarë.

E gjitha kjo rënie ka ardhur pasi që Koreja e Jugut e ka ndaluar përdorimin e kriptomonedhave duke i shkaktuar kështu një godite të rëndë Bitcoinit dhe disa kriptomonedhave tjera.

Ministri i Drejtësisë së Koresë Jugore, Park Sang-ki tha se qeveria po përgatiste një projekt-ligj për ndalimin e tregtimit të monedhës virtuale në shkëmbimet e brendshme.

Ai tha: “Ka shqetësime të mëdha në lidhje me monedhat virtuale dhe ministria e drejtësisë është në thelb duke përgatitur një projekt-ligj për ndalimin e tregtimit të kriptomonedhave nëpërmjet shkëmbimeve”.

E gjitha kjo ka ardhur pasi që çmimi i saj është rritur disa muaj më parë shumë, duke kushtuar kështu më shumë se një ons me ari.