Mori 480 euro duke u prezantuar rrejshëm si përfaqësues i OJQ-së

Ekonomia January 05, 2018 - 11:44

Të enjten në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan, është arrestuar një i dyshuar i cili është prezantuar rrejshëm si përfaqësues i një organizate jo qeveritare me ç’ rast ka mashtruar zyrtarë nga Drejtoria Komunale e Arsimit – Gjilan.

I dyshuari ka arritur që përmes mashtrimit të përvetësojë në dy raste të ndara një shumë parash prej 480 €.

Me vendimin e prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton Policia e Kosovës.