Ministri Hasani thirrje qytetarëve që të konsumojnë produkte vendore

Ekonomia December 31, 2017 - 13:09

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, u ka bërë thirrje qytetarët që të konsumojnë produkte vendore sa në shumë.

Ai ka thënë se sot në sofrën e tij do të shrojë vetëm produkte kosovare, dhe ka kërkuar që të njëjtën ta bëjnë edhe qytetarët e Kosovës.

Ky është shkrimi i tij në Facebook:

Të dashur qytetarë

Edhe pak orë kanë mbetur deri në përfundim të vitit 2017.

Po hyjmë në një vit të ri të vetëdijshëm se përpara na presin shumë sfida.

Shpresoj që secili do të japim kontributin tonë për ta bërë vendin tonë një vend më të mirë për të jetuar.

Sot dua të ju tregoj se në familjen time konsumojmë vetëm produkte vendore. Andaj, sot do ju lutesha të gjithëve pa dallim që në tryezat tuaja të keni vetëm prodhime të Kosovës.

Festo dhe ndihmo vendin tënd.

Bëje më të bukur festën tënde me prodhime vendi.

GËZUAR 2018!