Ky është produkti Kosovar më i shitur në Maqedoni

Ekonomia December 15, 2017 - 14:51

Kompania Frutex nga Suhareka në vitin 2006  filloj të prodhoj pijen energjike Golden Eagle dhe në atë kohë askush nuk besonte në suksesin e kësaj pije, por ajo shumë shpejt filloi të depërtojë në tregun vendor dhe atë rajonal.

Për vetëm 11 vite Golden Eagle ka arritur të bëhet brend ndërkombëtar, dhe sot gjendet në tregun e gati 30 vendeve të ndryshme dhe atë në Europ, Azi e Afrik.

Por ajo që është interesant për tu përmendur është fakti se në tregun e Maqedonisë është dukshëm pija energjike më e shitur, duke lënë mbrapa shumë brende të njohura dhe me një prezencë  shumë më të hershme në këtë treg.

Dhe ky sukses nuk do të ishte i mundur pa një projekt i cili mbështetej në cilësi , dizajn të produktit , dhe marketing të fuqishëm.