Ekonomia

Pajaziti: Qeveria mund të bije, por autostrada nuk guxon të hiqet nga buxheti

Pajaziti: Qeveria mund të bije, por autostrada nuk guxon të hiqet nga buxheti
18 tetor 2017 • 18 : 55 Foto: Laura Hasani

Zenun Pajaziti kandidat i PDK-së për kryetar të Gjilanit i ka siguruar qytetarët e Anamoravës se projekti i autostradës nuk do të hiqet me asnjë çmim nga buxheti qeveritar. Kam lobuar që nga viti 2013 dhe do të jem kujdestar që autostrada të fillojë sivjet.

Për asnjë çmim nuk do të largohet nga buxheti autostrada për Gjilan tha Pajaziti.


Zenun Pajaziti ka larguar të gjitha dilemat se buxheti për autostradën e Gjilanit do të mungojë ose do të hiqet nga buxheti qeveritar.

Pajaziti në një prononcim për rajonipress thotë se ka konfirmim zyrtar nga Qeveria dhe Parlamenti që asnjë buxhet nuk do të miratohet, që nuk është në përputhje me nevojat dhe planin në mbështetje të punëve që kryhen për autostradë.

“Çdo projekt madhor për Anamoravën duke përfshirë edhe autostradën do ta kenë përkrahjen time dhe të njerëzve kyç të PDK-së. Do të jem kujdestar i mbështetjes që autostrada të fillojë sivjet, sepse më parë mund të anulohen, madje edhe të bjer Qeveria, e Gjilani nuk guxon të mbetet pa autostradë. Unë edhe më herët kam lobuar për autostradën kurse tani nuk lëshojë pe”, ishte këmbëngulës Pajaziti.

Pajaziti tha se në vitin 2013 si PDK e kemi prezantuar projektin e parë të autostradës.

“Më vije keq që për katër vite nuk është lëvizur asnjë guri në favor të autostradës. I sigurojë qytetaret e Anamoravës se së shpejti do t`i shohin punimet e autostradës dhe unë jam garantues i këtij projekti ashtu siç kam lobuar qysh në vitet e mëparshme. Sot kam marrë konfirmimet e Bedri Hamzës dhe Kadri Veselit që buxheti do të jetë i mjaftueshëm. Nuk ka nevojë të shqetësohet askush dhe as nuk ka nevojë për manipulime elektorale” tha Pajaziti./rajonipress/
 

© zëri.info