Lekaj: Autostrada për Shkup përfundon vitin e ardhshëm

Ekonomia October 16, 2017 - 21:07

Punimet ne autostradën Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, është prioritet thotë ministri Pal Lekaj.

Ministri i infrastrukturës Pal Lekaj ka bërë të ditur se autostrada Prishtinë-Hani i Elezit e gjatë 62 kilometra, punimet po vazhdojnë dhe nuk ka asnjë vonesë në realizimin e projektit.

Sipas tij, segmenti i dytë do të përfundojë në fund të vitit kurse segmenti i tretë deri në fshatin Doganaj do të përfundojë në vitin 2018.

Po ashtu edhe autostrada Gjilan Prishtinë do të funksionalizohet si projekt madhor.

Në anën tjetër Lekaj kritikoi zhagitjen e përfundimit të projekteve në drejtim të Pejës dhe Mitrovicës.