Qeveria merr vendim për shpronësimet në rrugën Prishtinë-Pejë

Ekonomia October 03, 2017 - 16:26

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për shpronësimin e pronave të paluajtshme që preken nga ndërtimi i rrugës Prishtinë – Pejë.

“Është miratuar vendimi përfundimtar për shpronësimin për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga ndërtimi i Rrugës Lidhëse me Rrugën Nacionale N9 Prishtinë – Pejë, Zona Kadastrale e Kijevës, Komuna e Malishevës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë. /Lajmi.net/