Hamza: Fokusi i ministrisë do të jetë sektori privat

Ekonomia September 19, 2017 - 14:46

 

Në objektin e Qeverisë së Kosovës, ministri i Financave, Bedri Hamza priti në takim përfaqësuesit e odave Ekonomike të Kosovës. Në këtë takim po diskutohet për mundësinë e përmirësimit të mjedisit e të bërit biznes në Kosovë.


Qëllimi i takimit është ta vendosim një bashkëpunim dhe një dinamik që ti shtyejm proceset përpara. Shqetësimi i të pranishmëve ishte përmirësimi dhe implementimi i pakos fiskale 2.0, rritja e investimeve të huaja dhe mbështetje më të madhe për prodhuesit vendor.


Ministri i Financave, Bedri Hamza theksoi se ministria që ai udhëheq është e fokusuar në thjeshtësimin e procedurave dhe fokusi kryesor është përkrahja e sektorit privat. Shqetësimi i të pranishmëve ishte përmirësimi dhe implementimi i pakos fiskale 2.0, rritja e investimeve të huaja dhe mbështetje më të madhe për prodhuesit vendor.


Fokusi kryesor i ministrisë së Financave është përkrahja e sektorit privat, sepse sektori privat ka rol të rëndësishëm në rritjen ekonomike.

Gjatë këtij mandati të Qeverisë. Fokusi jonë është të mbesim të përkushtuar në politikat tatimore në fokus të prodhimit vendor me qellim të krijimi të vendeve të punës", tha ministri Hamza.


"Kemi paraparë thjeshtësimi e sistemit tatimor dhe doganor. Çdo gjë që ka qenë e mirë nga qeveritë e kaluara nuk do ta ndryshojmë. Përmes politikave fiskale nuk do të krijohet pabarazi në treg. Obligimi i jonë kryesorë është barazia në treg", shtoi ai.


Arian Zeka nga Oda Amerikane tha se kompletimi i legjislacionit dhe hyrja në fuqi e politikave të reja fiskale do ta barazonte sektorin vendor me atë të jashtëm.


"Oda Amerikane e Kosovës ka vlerësim pozitiv për ATK-në dhe Doganat e Kosovës. Në këto dy institucione vërehet përmirësim i dukshëm, këtë vit ka pasur ankesa më të vogla në këto dy institucione", tha ai


Agim Shahini, nga Aleanca Kosovare e bizneseve kërkon që të plotësohet pakoja fiskale me kërkesat e reja të bizneseve dhe të krijohet një klimë e përshtatshme për bizneset.


"Vazhdimi i reformës fiskale dhe heqja e tatimit për lëndën e parë e barazon prodhuesin vendor me atë të jashtëm", tha ai.