Mustafa: Dëmet që Serbia ia ka shkaktuar Kosovës, tejkalojnë shumën e 20 miliardë dollarëve (Video)

Ekonomia July 16, 2017 - 19:44

Profesori i ekonomisë, Muhamet Mustafa, tregon diskutimet që janë bërë në rrafshin ekonomik në bisedimet teknike të Vjenës – ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Kosova natyrisht që i pranon borxhet të cilat i ka marrë deri në okupimin e Kosovës, deri në zhbërjen e autonomisë në vitin 1990. Kosova nuk i pranon as borxhet, as obligimet për borxhe prej vitit 1990 e deri në qershor të vitit 1999 kur është çliruar”, tha Mustafa.

Serbia ka refuzuar ta nënshkruajë këtë pjesë të marrëveshjes së Ahtisarit, për arsye se përpos borxheve pala e Kosovës ka kërkuar që marrëveshja mbi llogaritë ekonomike t’i përfshijë edhe dëmet që i ka krijuar Serbia në Kosovë.

“Dëmet e përgjithshme të llogaritura nga komisioni që unë e kam udhëhequr kanë mbërri mbi 20 miliardë dollarë”, tha Mustafa. /kallxo.com/