Abrashi inauguron objektin e ri të Zyrës së Punësimit në Rahovec

Ekonomia June 23, 2017 - 16:15

Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, sot ka inauguruar objektin e ri për Zyrën e punësimit në komunën e Rahovecit.

Me këtë rast ai tha se Rahoveci, që nga sot do të ofrojë shërbime më cilësore dhe më profesionale për qytetarët e kësaj treve. Duke përgëzuar për punën e mirë që është kryer, ai tha se MPMS edhe më  tutje do të fokusojë vëmendjen me projekte tjera në komunën e Rahovecit  në të ardhmen.

Përveç shërbimeve administrative, këshillimeve, ndërmjetësimeve për punësim, kjo qendër do të ofrojë edhe trajnime të ndryshme për punëkërkuesit.

Kjo zyre do të funksionojë brenda sistemit të integruar në kuadër të Agjencisë së Punësimit të Kosovës.