Flet personi që bleu 'Audi Q7' të Isa Mustafës (VIDEO)

Ekonomia June 17, 2017 - 16:45

Audia Q7 e Isa Mustafës është shitur sot në ankand publik për 22 mijë e 500 euro.

Veturën e shumëpërfolur arriti ta blejë Lulëzim Kastrati nga Peja.

I pyetur nga Ekononia Online, blerësi tha se është adhurues i veturave të shtrenjta dhe nuk ka pasur kurrfarë qëllimi që t’i ndihmojë Shpend Ahmetit ta përmbushë një nga premtimet elektorale.

“Nuk më pengon që e ka vozitur Isa Mustafa, përkundrazi… Çmimi është i lirë”, tha Kastrati.