Banka Ekonomike dhuron donacion për SOS Fshatrat e Fëmijëve (FOTO)

Ekonomia May 19, 2017 - 16:00

Banka Ekonomike, gjatë organizimit të mbrëmjes për mbledhje të fondeve “Unë jap shpresë”, të organizuar nga SOS Fshatrat e Fëmijëve, ka dhuruar donacion për pakon “DUA TË JEM LIDER” i cili mbulon shpenzimet 1 vjeçare të edukimit për 14 të rijnë pa përkujdesje prindërore.

Po ashtu  dhe pakon “UNË KAM FAMILJE” i cili mbulon shpenzimet 1 vjeçare të ushqimit dhe shpenzimet higjienike, për një të ri pa përkujdesje prindërore.

Ky donacion është pjesë e përkushtimit të vazhdueshëm të Bankës Ekonomike për ngritjen e vetëdijesimit dhe përgjegjësisë sociale të shoqërisë sonë.

Banka Ekonomike

Mendon për ty!

Image

Image

Image

 

 

Image