Ekonomia

KEK-u, edhe një tender 200 mijë eurosh kompanisë së Zhugollit

KEK-u, edhe një tender 200 mijë eurosh kompanisë së Zhugollit
12 maj 2017 • 08 : 42 • autori: Enis Veliu

Kompania “Eco Trade”, pronë e biznesmenit Mehdi Zhugolli, ka fituar edhe një tender prej 200 mijë eurosh në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK). Po ashtu për më pak se dy vjet kjo kompani ka fituar tenderë në vlerë prej mbi 6 milionë eurosh nga kompania më e madhe publike në vend

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), e cila drejtohet nga Arben Gjukaj, e ka shpërblyer edhe më një tender të ri kompaninë private “Eco Trade”, pronë e Mehdi Zhugollit. Në njoftimin e publikuar në uebfaqe të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) thuhet se në tenderin “Furnizim me xhunta hidrodinamike”, ku kanë konkurruar katër kompani, kompania e biznesmenit Zhugolli është shpallur fituese.

Më tutje në njoftimin e publikuar në uebfaqe thuhet se nëse ndonjëri nga Operatorët Ekonomikë (OE) që ka qenë në garë nuk ka ankesë rreth procesit në të prokurimit, atëherë kontrata mes KEK-ut dhe Operatorit Ekonomik fitues pritet të nënshkruhet më 15 maj të këtij viti. ..​(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri)

© zëri.info