Banka Qendrore e Kosovės arrin marrėveshje me Bankėn pėr Rezervė Federale tė New York

Banka Qendrore e Kosovės arrin marrėveshje me Bankėn pėr Rezervė Federale tė New York

SHPËRNDARJE

21 Prill 2017 • 17:23 •

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza gjatë qëndrimit në takimet pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar  dhe Bankës Botërore që po mbahen në Uashington të SHBA ka pranuar mbështetjen e Departamentit të Shtetit dhe Thesarit Amerikan për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.

Për të thelluar bashkëpunimin në mes të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Bankës Federale të New York-ut Guvernatori Hamza dhe Zëvendëspresidentja e Bankës Federale të New York-ut  Anne Baum nënshkruan marrëveshje në fushën e menaxhimit të mjeteve dhe investimeve, njofton BQK.

Nënshkrimi i kësaj  marrëveshjeje bëhet me dije se fuqizon rëndësinë e bashkëpunimit në sferën e menaxhimit të mjeteve dhe investimeve, si dhe ngritjen  e kapaciteteve të BQK-së.

Gjatë qëndrimit në Uashington Guvernatori Hamza është takuar me zëvendësasistent -Sekretar i Departamentit të Thesarit Amerikan,  Lary McDonald, ku është diskutuar lidhur me zhvillimet në sektorin financiar të  vendit dhe me këtë rast Guvernatori Hamza ka marrë përkrahje për vazhdimin e mbështetjes  përmes asistencës teknike për  BQK-në.

Delegacioni i BQK-së i kryesuar nga Bedri Hamza ka zhvilluar takime edhe me Drejtoreshën ekzekutive të Konstituencës për Kosovën, Michaela Erbenova , drejtorin e Departamentit  Evropian të FMN-së z. Poul Thomsen,  zëvendësdrejtorin Menaxhues të FMN-së z. Tao Zhang, me ç‘rast  është diskutuar për zhvillimet ekonomike në Kosovë dhe për implementimin e programit të  FMN-së .

Gjithashtu, gjatë kësaj vizite Guvernatori është takuar  me Drejtorin Ekzekutiv të Bankës Botërore Franc Godts, zëvendëspresidentin e Bankës Botërore për Evropë dhe Azinë Qendrore,Cyril Muller dhe drejtoreshën për Evropën Juglindore, Evropë dhe Azi Qendrore, Ellen Goldstein./Zeri/.